‘Hapeni se dua të dal’, nuk do t’i besoni syve dhe veshëve, i vdekuri thërret nga arkivoli (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 21:34 14-10-2019 ‘Hapeni se dua të dal’, nuk do t’i besoni syve dhe veshëve, i vdekuri thërret nga arkivoli (VIDEO) Te afermit e Shay Bradley gjate ceremonise se tij te varrimit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë të shtunës në funeralin e një veterani të Forcave të Mbrojtjes irlandeze në Leinster të Irlandës.

Ai i dha të gjithëve të qeshurën e fundit.

Të gjithë të pranishmit në varrimin e veteranit të Forcave të Mbrojtjes Shay Bradley, u tronditën fillimisht kur gjatë varrimit dëgjuan zërin e tij teksa thërriste brenda arkivolit.

Në momentin kur arkivoli i të ndjerit po vendosej në tokë, njerëzit e pranishëm dëgjuan nga brenda arkivolit thirrjen ‘Përshëndetje, më lini të dal!’, transmeton newsbomb.al.

Mesazhi i regjistruar vazhdonte duke thënë: ‘Ku dreqin jam? Më lini të dal. Është shumë errësirë këtu. A është prifti ky që po dëgjoj? Unë jam Shay, jam brenda një kutie. Jo, jam përballë jush dreqin. Jam i vdekur’.

Video u bë virale fillimisht në rrjetin social twitter, ku shikohej se si të qarat e miqve dhe të afërmve gjatë ceremonisë së varrimit të Shay Bradleyt, u kthyen në të qeshura në momentin kur zëri i regjistruar i të ndjerit filloi të fliste nga arkivoli: ‘Përshëndetje përsëri, unë ju thirra vetëm për të ju thënë lamtumirë’.

Video u bë virale në rrjetet sociale duke shkuar në rreth 500 mijë shikime dhe mbi 16 mijë pëlqime, transmeton newsbomb.al.

Miqtë dhe familja thanë që oficeri dhe babai i tyre njihej nga të gjithë si një njeri me një sens të lartë humori dhe shumë pozitiv.

Sipas tyre Shay Bradleyt e dinte që po vdiste, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dëshira e tij e fundit ishte ta bënte familjen dhe miqtë e tij të qeshnin për herë të fundit gjatë ceremonisë së tij të varrimit.

shay-bradley.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031122922897339
array(1) { ["section"]=> string(99) "hapeni-se-dua-te-dal-nuk-do-t-i-besoni-syve-dhe-vesheve-i-vdekuri-therret-nga-arkivoli-video-182062" }