Hapet gara e edicionit të dytë për çmimin “Pashko”, 2500 euro për fituesin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 29-09-2015 Hapet gara e edicionit të dytë për çmimin “Pashko”, 2500 euro për fituesin

Fondacioni për Liri Ekonomike lançon çmimin për punimin më të mirë doktoral në ekonomi me vlerë 2 500 euro.

Fondacioni për Liri Ekonomike ka lançuar çmimin "Pashko" 2015 për punimin më të mirë shkencor në ekonomi me frymëzim liberalizmin ekonomik. Drejtori Ekzekutiv i FLE-së, Besart Kadia thotë se pas shumë testimesh dhe diskutimesh bordi i Fondacionit vendosi që vlera e çmimit 2500 euro është e përshtatshme për rrethanat e vendit. Së bashku me botimin e punimit fituese në formatin e një libri ajo tenton të nxisë rritjen e vëmendjes ndaj ideve liberale në shoqërinë shqiptare.

“Me çmimin“Pashko” kemi menduar që duhet gjetur një balancë për shumën që mund të konsiderohet e përshtatshme për të nxitur dhe promovuar studiuesit e rinj doktorantë për të aplikuar dhe për t’u shpërblyer për punën e tyre. Vitin e shkuar bordi i fondacionit ka qenë në debat për çmimin, pasi ai u vendos me një shumë të madhe në vlerën 10 mijë dollarë, ndërsa sivjet kemi rënë dakord që ky çmim të jetë më i vogël, por sërish i konsiderueshëm, në vlerën e 2500 eurove. Pra, vlera e çmimit këtë vit dhe besoj çdo vit pasardhës do të jetë 2500 euro pas heqjes së taksave. Për ta sqaruar këtë moment, anëtarët e bordit gjatë diskutimeve vunë re se çmimi që ishte 10 mijë dollarë është disa herë më i lartë se ç’janë çmimet e ngjashme nga fondacionet e tjera në Europën Perëndimore. Për ta mbajtur në të njëjtin nivel dhe për të mos qenë ekstravagantë në çmimin tonë, kemi vendosur ta mbajmë 2500 euro për punimin më të mirë shkencor në ekonomi. Përveç kësaj fondacioni synon që fituesit e jo vetëm atij por edhe të tjerëve që dëshirojnë të bashkëpunojnë me FLE-në në forumet e përvitshme, fondacioni do t’u heqë të gjitha shpenzimet e publikimit të punimit të tyre, botim që gjithashtu ne e promovojmë në forumet tona”, shprehet Kadia.

Aplikantët konkurrojnë me punimin e tyre me të cilin kanë mbrojtur ose janë duke mbrojtur doktoraturën në fushën e ekonomisë brenda ose jashtë vendit dhe që kanë në fokus tema kërkimi për Shqipërinë në optikën e liberalizimit ekonomik. Me këtë rast, njoftoj të gjithë të interesuarit që aplikimi është i hapur deri më 30 nëntor 2015. Ata duhet ta dërgojnë punimin në [email protected] ose [email protected]

Fituesi i parë i çmimit “Pashko” ishte Arben Zibri, një ish student i tij. Sot në UET promovohet dhe libri i Zibrit “Investimet, tani dhe atje (Tri ese mbi strategjinë e investimit global me variancën më të vogël)” i cili është në fakt punimi fitues i çmimit në vitin 2014.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria zyrtarisht vend i sigurt origjine, por çfarë nënkupton kjo?
Iu gjetën 67 kg kanabis në makinë, arrestohet 33 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.013090133666992
array(1) { ["section"]=> string(77) "hapet-gara-e-edicionit-te-dyte-per-cmimin-pashko-2500-euro-per-fituesin-21933" }