Hapet gara për prokurorët e SPAK-ut, kandidatët dy javë kohë (KRITERET)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 07-01-2019 Hapet gara për prokurorët e SPAK-ut, kandidatët dy javë kohë (KRITERET)

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për hapjen e garës për për prokurorët që do të jenë pjesë e prokurorisë së posaçme.

Mësohet se mund të  kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumenteve pritet të bëhet brenda dy javësh.

“Emërimi i prokurorëve për prokurorin e posaçme është rritje në detyrë. Do të zgjidhen prokurorët me kriteret me të mira profesionale dhe morale për të qënë anëtar i SPAK. Magjistrati duhet të ketë ushtruar profesionin për 10 vite dhe të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar proçesin e rivlerësimit. Aplikimi s’do bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen  edhe me postë. Ligji parashikon afat dy javor për dorëzim të dokumenteve”- u shpreh kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë
Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë, gjysma e vendit rrezikon të mbetet pa drita »
Article Logic
Execution time: 0.012185096740723
array(1) { ["section"]=> string(75) "hapet-gara-per-prokuroret-e-spak-ut-kandidatet-dy-jave-kohe-kriteret-147794" }