Është hapur sot pika kufitare e Kakavijës pas 24 orësh grevë që zhvilluan punonjësit e palës greke.
Bëhet me dije se në doganë është krijuar një radhë e madhe makinash dhe automjetesh të transportit te mallrave të cilët janë në pritje për të kaluar në shtetin fqinj.
Ditën e djeshme pala greke zhvilloi grevë 24 orëshe, pasi kërkonin rritjen e pagës si dhe pagën e orëve shtesë.
Dogana qëndroi e mbyllur për 24 orë ndërsa lejohej që të kalonin vetëm këmbësorët kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
Kujtojmë që pika doganore e Kapshiticës është mbyllur, si masë nga qeveria greke për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.