Hapet klasa e parë e gjuhës shqipe në Ukrainë

Publikuar tek: rajon, më 20:09 28-07-2017 Hapet klasa e parë e gjuhës shqipe në Ukrainë

Rajoni i Priazovski në Ukrainë është i pari qytet që do të ketë një klasë në gjuhën shqipe, pasi që aty jeton një pjesë e komunitetit shqiptar në këtë vend, që është goxha i konsiderueshëm.

Ambasadorja e Shqipërisë në Ukrainë, Shpresa Kureta, shkruan kultplus.com, ka marrë pjesë në inagurmin e kësaj klase duke iu dhuruar nxënësve libra për mësimin e gjuhës shqipe.

Për hapjen e kësaj klase ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në rrjetin social Twitter, i cili ka përshëndetur këtë nismë mjaft pozitive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019549131393433
array(1) { ["section"]=> string(51) "hapet-klasa-e-pare-e-gjuhes-shqipe-ne-ukraine-87661" }