Hapet në Belgjikë “shtëpia” që do të strehojë meshkujt e dhunuar

Publikuar tek: bota, më 21:54 26-02-2015 Hapet në Belgjikë “shtëpia” që do të strehojë meshkujt e dhunuar

Meshkujt e dhunuar në Belgjikë do të kenë shumë shpejt mundësi ku të streohen dhe të ndihen të sigurtë. Qendra për Çështjet Sociale në këtë vend ka vendosur që të inagurojë gjatë muajt mars qendrën e parë të këtji lloji në Belgjikë.

Sipas statistikave të kësaj qendre, një në njëzet meshkuj është viktimë e dhunës në familje, ndryshe nga një në dhjetë femra që bien pre e kësaj dhune.

“Meshkujt mund të abuzohen në familje nëse partnerja e tyre ka besim të ndryshëm fetar. Por ka edhe raste kur familja e bashkëshortes përzihet në raportet bashkëshortore", ka theksuar Y. Switten nga Qendra për Çështjet Sociale në Belgjikë.

Në qendrën që do të hapet në qytetin e Mechelen, do të mund të streohen edhe meshkujt homoseksual të dhunuar.

Sipas drejtuesve të ksaj qendre, personave të dhunuar do tu garantohet aty siguria, si dhe do të punohet për tu mësuar të përballen me rastet e dhunës.

Qendrat e këtji lloji për femrat e dhunuara ekzistojnë prej vitesh në Belgjikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12867212295532
array(1) { ["section"]=> string(67) "hapet-ne-belgjike-shtepia-qe-do-te-strehoje-meshkujt-e-dhunuar-4529" }