Hapet nesër gara për Kryeprokurorin e ri, KLP: Miratohet edhe projekt-rregullorja për SPAK

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 18-03-2019 Hapet nesër gara për Kryeprokurorin e ri, KLP: Miratohet edhe projekt-rregullorja për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet ditën e nesërme për të çelur garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga EURALIUS dhe OPDAT, KLP do të mblidhet nesër në orën 10:00 për miratimin e Rregullores mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme pritet të miratohet edhe projektrregullorja për procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029284000396729
array(1) { ["section"]=> string(95) "hapet-neser-gara-per-kryeprokurorin-e-ri-klp-miratohet-edhe-projekt-rregullorja-per-spak-156949" }