Gropa mes Kavajës, kreu i Bashkisë Roshi: Asnjë rrezik, ishte pusetë e ujrave të zeza

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 06-02-2015 Gropa mes Kavajës, kreu i Bashkisë Roshi: Asnjë rrezik, ishte pusetë e ujrave të zeza Gropa e hapur në Kavajë

Si pasojë e shirave të shumtë që kanë mbuluar vendin ditët e fundit, një gropë e stërmadhe, nga fundosja e dheut, është hapur në qytetin e Kavajës. 

Gropa që shihni në foto është formuar pranë shkollës "Rilindja" afër themeleve të një pallati 5-katësh.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, nuk ka pasur asnjë problem as për banorët e pallatit dhe as për kalimtarët, që ditën e djeshme kanë qenë kuriozë se çfarë ka ndodhur. “Ka qenë një pusetë e ujrave të zeza. U hap menjëherë, u pastrua, u mbulua sërish” tha Elvis Rroshi.

Gropa është hapur në pedonalen e re në qendër të Kavajës aty ku edhe janë kryer punime për sheshin e ri të qytetit dhe bashkinë. Ndërkohë që një makinë është bërë pre e gropës së hapur. Makina e markës Benz fuoristradë, duket se ka qenë e para dhe e fundit që ka rënë, derisa punëtorët e kanë izoluar dhe mbyllur plotësisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjet magazina e mallrave të skaduara, dyshime për zhdukje provash
Gjika/ Abuzim me lejet e ndërtimit, kallëzimi që në 2013 »
Article Logic
Execution time: 0.013693809509277
array(1) { ["section"]=> string(79) "hapet-nje-grope-e-madhe-mes-qytetit-evakuohen-banoret-e-pallatit-ne-kavaje-2488" }