Tirana do ketë edhe një Park Aventurash në Dajt, ku grupmosha të ndryshme do të kenë mundësi që të përjetojnë një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të posaçme.
“Dajti Adventure Park”, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është ndërtuar në ballkonin e Malit të Dajtit në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit, falë partneritetit mes Bashkisë së Tiranës dhe Dajti Express.