HAPET spitali COVID 4 me 100 shtretër, mjekët dhe infermierët presin pacientët e parë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:39 30-11-2020 HAPET spitali COVID 4 me 100 shtretër, mjekët dhe infermierët presin pacientët e parë (VIDEO) Manastirliu me mjeket dhe infermieret

Mbrëmjen e sotme është hapur spitali COVID 4, i cili do të presë paciëentët e infektuar me koronavirus dhe do të lehtësojë punën e mjekëve në spitallin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Ky spital do të ketë 100 shtretër, ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me drejtorin e Urgjencës Kombëtare skënder Brataj dhe Profesoreshë Najada Çomon kanë marrë pjesë në inagurimin e tij.

Spitali ka pritur edhe pacientët e parë të infektuar me koronavirus, të cilët kanë ardhur nga spitalet COVID1 dhe COVID3 dhe pritet të trajtojë pacientët që e kanë kaluar fazën e rëndë.

“Ia dolëm sot ta hapnim pas një pune të madhe intensive në këto ditët e fundit.
Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e një spiotali të katërt COVID.. Kjo është një sfidë për të gjithë ne. Janë 100 shtretër që ka ky spital, i cili gjendet në një largësi të caktuar dhe ndaj ka kërkuar një punë më të madhe. 24 orët e fundit kanë qenë intensive. Shuëm faleminderit gjithë ekipit mjekësor”, tha Manastirliu ndër të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha publikon videon dhe denoncon: Pacienti nxirret me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri
I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, COVID-19 i merr jetën ish-kreut të Këshillit të qarkut Elbasan Kozma Hakani »
Article Logic
Execution time: 0.0097451210021973
array(1) { ["section"]=> string(97) "hapet-spitali-covid-4-me-100-shtreter-mjeket-dhe-infermieret-presin-pacientet-e-pare-video-229696" }