Hapet televizion i ri, gjiganti CNN vjen në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 05-02-2018 Hapet televizion i ri, gjiganti CNN vjen në Shqipëri

Një kanal i ri televiziv pritet t’i shtohet ekranit në Shqipëri, një bashkëpunim mes kompanisë Gener2 dhe gjigantit mediatik CNN.

Platforma e re televizive do të quhet “A2”, raporton Newsbomb.al, dhe do të jetë në gjendje të përdorë mbulimin e ngjarjeve ndërkombëtare nga CNN, ndërsa CNN do të përdorë pamjet nga A2 në rastin e lajmeve nga Shqipëria.

Lajmin e ka konfirmuar edhe CNN duke thënë se "Ne nuk zbulojmë kushtet financiare të asnjë marrëveshjeje".

Kanali i ri televiziv që pritet të nisë deri në fund të vitit do të arrijë banorët kudo në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, tha Gener2 në një deklaratë, duke shtuar se zhvillimi i A2 është rezultat i një partneriteti ekskluziv midis Gener2 dhe CNN, transmeton Newsbomb.al.

Televizioni i ri do jetë me qendër në Tiranë. Si një degë ekskluzive e CNN, kanali i ri do të plotësojë programet e tij origjinale duke përfshirë programimin e përzgjedhur të CNN dhe lajmet e përkthyera në gjuhën shqipe, shton deklarata.

Gener2 është një ndër kompanitë më të mëdha private të ndërtimit dhe inxhinierisë civile në Shqipëri. Aktivitetet e saj të biznesit përfshijnë industri të shumëllojshme: ndërtimi civil, infrastruktura dhe ndërtimi i rrugëve, inxhinieri dhe menaxhimi i projekteve, energji dhe telekomunikacion, menaxhimi i pronës dhe shitje me pakicë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ardi Veliu prezantohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, paralajmëron që në fillim: Ritëm i ri, ristrukturim...
Dënohet banda e shqiptarëve në Angli, 7 persona me 50 vite burg në total (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011348009109497
array(1) { ["section"]=> string(58) "hapet-televizion-i-ri-gjiganti-cnn-vjen-ne-shqiperi-109246" }