Hapja e 11 kutive, Ivi Kaso: Për t’u hedhur hi syve njerëzve

Publikuar tek: politike, më 22:54 11-07-2019 Hapja e 11 kutive, Ivi Kaso: Për t’u hedhur hi syve njerëzve

Këshilltari ligjor i PD, Ivi Kaso ka komentuar se vendimin e KQZ për të hapur 11 kuti votimi në Lezhë.  

Përmes një status në ‘Facebook, Kaso thotë se ky vendim bëhet thjesht për t’u hedhur hi syve shqiptarëve.

Sipas Kasos, PS ndihet e sigurt që nuk ka patur manipulime në këto 11 qendra.

‘Nën shembullin e ndritur të "marifetit" me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s'ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t'i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë "dorëzimi të kontrolluar" është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t'u hedhur hi syve njerëzve, shkruan Kaso.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023195028305054
array(1) { ["section"]=> string(65) "hapja-e-11-kutive-ivi-kaso-per-t-u-hedhur-hi-syve-njerezve-171922" }