Hapja e Covid 4, Skënder Brataj thirrje publike: Na lini të qetë të punojmë pa presione

Publikuar tek: aktualitet, më 21:21 30-11-2020 Hapja e Covid 4, Skënder Brataj thirrje publike: Na lini të qetë të punojmë pa presione Skënder Brataj

Mbrëmjen e sotme është hapur spitali Covid 4 me 100 shtretër, duke pritur dhe pacientët e parë.

Sakaq, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj kërkoi që ndaj mjekëve dhe stafit të shëndetësisë të mos ushtrohet presion, por të lejohen që të bëjnë punën të qetë.

“Çdo hallkë që shtohet është pjesë e shërbimit shëndetësor, ne nuk kemi të ndarë spitalet, 1, 2, 3, 4 apo  qendra kombëtare, jemi të gjithë shërbimi shëndetësor i Shqipërisë. Në çdo hallkë do të jemi gati. Vetëm bashkëpunimi me njëri tjetrin, nuk ka rrugë tjetër, thjeshtë të la lënë të qetë të punojmë në këtë pandemi, jo nën presion, të punojmë për pacientët” tha ai.

Ndërkohë Manastirliu e quajti një përmbushje të një pune të madhe e intensive, si pjesë e strategjisë për luftën ndaj Covid-19.

“Ia dolëm sot ta hapnim pas një pune të madhe intensive në këto ditët e fundit.
Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e një spitali të katërt COVID. Kjo është një sfidë për të gjithë ne. Janë 100 shtretër që ka ky spital, i cili gjendet në një largësi të caktuar dhe ndaj ka kërkuar një punë më të madhe. 24 orët e fundit kanë qenë intensive. Shumë faleminderit gjithë ekipit mjekësor”, tha Manastirliu ndër të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga 300 mijë vende pune tek shëndetësia falas, LSI 'numëron' premtimet e pambajtura të Qeverisë Rama, Kryemadhi:  T’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë
Skulptura e Skënderbeut në Prizren, Ngjela kundër të gjithëve: Mua më pëlqen, ka vlera artistike dhe është një kalorës modern »
Article Logic
Execution time: 0.011240005493164
array(1) { ["section"]=> string(92) "hapja-e-covid-4-skender-brataj-thirrje-publike-na-lini-te-qete-te-punojme-pa-presione-229701" }