Hapja e dosjeve Kennedy: Informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe

Publikuar tek: bota, më 07:10 29-10-2017 Hapja e dosjeve Kennedy: Informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe

Një letër dërguar drejtorit të FBI zbulon planet për të botuar një libër duke pretenduar se presidenti i atëhershëm amerikan, Bobby Kennedy, qëndronte pas vrasjes së yllit të Hollywood-it.

 

Midis dosjeve të sapo publikuara të JFK-së është një letër që paralajmëron Robert F. Kennedy për një libër shpërthyes, i cili pretendon se ai ishte përfshirë në vdekjen e Marilyn Monroe.

Të dy, zoti Kennedy dhe drejtori i FBI-së, morën një letër paralajmëruese për librin e Frank Capelli ne vitit1964: “Vdekja e çuditshme e Marilyn Monroe”.

Letra njoftoi zyrtarët e inteligjencës amerikane Frank A. Capell për të publikuar pretendimet se Marilyn Monroe ishte përfshirë në një marrëdhënie me Kennedy.

“Libri thotë se lidhja e Monroe me Kennedy ishte e njohur në rrethin e miqëve në zonën e Hollywoodit”, por nuk u publikua asnjëherë.

Letra, dërguar më 14 korrik 1964, vazhdon të paralajmërojë për besimin e shkrimtarit se Bobby Kennedy kishte qenë pas vdekjes së papritur të yllit botëror.

 Sipas librit “Marilyn Monroe besonte se qëllimet e Kennedy ishin serioze dhe se ai i kishte premtuar se do të divorcohej nga gruaja dhe të martohej me të”.

27-4.jpg

 

“Kur ai nuk e bëri këtë”, shkruhet në libër, ajo ‘kërcënoi se do ta bënte publike marrëdhëniet e tyre’, e cila do të shkatërronte aspiratat e tij presidenciale.

”Ishte ky momenti kur Kennedy vendosi të vepronte”, thuhet në libër, shkruan bota.al.

Sipas librit, Kennedy përdori të ashtuquajturin Komploti Komunist i cili ishte një mënyrë eksperte në eliminimin shkencor të armiqve të tij “për të vrarë Monroe duke e bërë vrasjen e saj të duket si një vetëvrasje”.

Edhe pse libri u botua muaj më vonë në vitin 1964, ai nuk arriti të merrte vëmendje e publikut. Megjithatë, pretendimet e këtij libri përforcojnë akuzat se midis aktores dhe presidentit ekzistonte një marrëdhënieje jo fort e mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090670585632324
array(1) { ["section"]=> string(82) "hapja-e-dosjeve-kennedy-informacione-tronditese-mbi-vdekjen-e-marilyn-monroe-97589" }