Hapja e listave, Rama i përgjigjet Metës dhe opozitës: Shoh agjitim, por ju kujtoj se… (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 18:20 14-07-2020 Hapja e listave, Rama i përgjigjet Metës dhe opozitës: Shoh agjitim, por ju kujtoj se… (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama reagon pas deklaratave të opozitës jashtëparlamentare dhe Presidencës, lidhur me ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Rama thotë se si opozita dhe Presidenca janë “agjituar”, dhe shton se sharjet dhe provokimet rrezikojnë marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën do ta zbatojë “në çdo pikë”.

Ndërsa presidentit Meta, Rama i kujton se Kuvendi është sovran dhe pasi i dëgjon të gjithë, vendos vetë. Kreu i shtetit ironizo opozitën lidhur me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, duke thënë se janë të lirë të vazhdojnë të ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS:

Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s'do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë..

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t'i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit...

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s'duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t'i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s'e duan është vendimmarrësi!

dfsdfwerhe4he4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01606297492981
array(1) { ["section"]=> string(97) "hapja-e-listave-rama-i-pergjigjet-metes-dhe-opozites-shoh-agjitim-por-ju-kujtoj-se-e-plote-213831" }