Hapja e negociatave, Bushati: Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, gabim strategjik për BE

Publikuar tek: politike, më 23:17 14-06-2019 Hapja e negociatave, Bushati: Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, gabim strategjik për BE

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili u shpreh se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, nga BE-ja, do të ishte një vendim i dhimbshëm, por është rruga e vetme për të ecur përpara për negociatat.

Duke shpërndarë deklaratën e Pendarovskit, Bushati shkruan se ky në fakt do të përbënte një gabim strategjik nga ana e Brukselit dhe vendeve anëtare.

'Të dyja, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas KE. Në këto kushte ndarja e tyre do të bënte një gabim strategjik për BE. Nevoja për të lançuar hapjen e negociatave korrespondon me kërkesat e shoqërive të dy vendeve, të historisë dhe rajonit', shkruan Bushati në Twetter.

Presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për Euroactiv tha të premten se rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duhen trajtuar ndarazi, pasi problemet në Tiranë janë më serioze se në Shkup.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16332387924194
array(1) { ["section"]=> string(101) "hapja-e-negociatave-bushati-ndarja-e-shqiperise-nga-maqedonia-e-veriut-gabim-strategjik-per-be-168276" }