Hapja e negociatave, Kryemadhi: Do të kornizonte klasën politike, Ramës do t’i kufizonte pushtetin

Publikuar tek: politike, më 20:21 15-10-2019 Hapja e negociatave, Kryemadhi: Do të kornizonte klasën politike, Ramës do t’i kufizonte pushtetin Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE do të fuste klasën politike shqiptare brenda një kornize që të mos bënte më “harikiri”.

“Hapja e negociatave është si një kornizë që kornizon klasën politike shqiptare të mos bëj më “harikiri” sic ka bërë. Pra negociatat e detyrojnë klasën politike shqiptare të ketë qëndrueshmërinë e vetë”, tha Kryemadhi në "Real Story".

Më tej, kryetarja e LSI shtoi se hapja e negociatave do të kufizonte pushtetin e Ramës.

“Ne si opozitë do na interesonte hapja e negociatave sepse do të kufizonte pushtetin e Ramës. Ndërkohë, mos hapja e negcociatave do të bënte realitet deklaratat e Ramës për të parë në realitete të tjera. Si në Beograd”, përfundoi Monika Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03352689743042
array(1) { ["section"]=> string(102) "hapja-e-negociatave-kryemadhi-do-te-kornizonte-klasen-politike-rames-do-t-i-kufizonte-pushtetin-182201" }