Hapja e negociatave, Kryemadhi: Si mund të thotë Macron ‘PO’ kur në 2018 azilkërkuesit shqiptarë ishin kusht nga Franca?

Publikuar tek: politike, më 21:26 17-10-2019 Hapja e negociatave, Kryemadhi: Si mund të thotë Macron ‘PO’ kur në 2018 azilkërkuesit shqiptarë ishin kusht nga Franca? Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se presidenti francez nuk mund të thotë “po” për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE sepse në 2018 azilkërkuesit shqiptarë kanë qenë kusht.

“Si mund të thonte po Macroni kur ne sot miratojmë me votë krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare? Si mund ata të thonë po? Si mund të thotë Macron PO kur në 2018 kusht kanë qenë azilkërkuesit? Shqiptarët ikin nga Shqipëria se nuk kanë bukë të hanë”, tha Kryemadhi në Opinion.

Sot, gjashtë vite pas ardhjes në pushtet të Ramës, Kryemadhi tha se përgjegjësia e LSI ishte që i dha votë të pakushtëzuar për Kryeministër.

“Ne si LSI kemi përgjegjësi që i dhamë votë të pakushtëzuar Ramës në 2013”, tha Kryemadhi, ndërsa gazetari Blendi Fevziu ndërhyri duke i thënë se Meta ka qëndrim tjetër për Ramën. “Unë kam qëndrimin tim dhe presidenti Meta ka qëndrimin e tij”, përmbylli kryetarja e LSI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033282995223999
array(1) { ["section"]=> string(122) "hapja-e-negociatave-kryemadhi-si-mund-te-thote-macron-po-kur-ne-2018-azilkerkuesit-shqiptare-ishin-kusht-nga-franca-182507" }