Hapja e negociatave me BE, Ditmir Bushati: Procesi i konsolidimit nuk mund të përfundojë pa Ballkanin Perëndimor

Publikuar tek: aktualitet, më 18:16 15-10-2019 Hapja e negociatave me BE, Ditmir Bushati: Procesi i konsolidimit nuk mund të përfundojë pa Ballkanin Perëndimor Ish ministri i Jashtem, Ditmir Bushati

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se procesi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zgjasë edhe një dekadë, por konsolidimi i BE nuk mund të bëhet pa Ballkanin Perëndimor. 

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Bushati ka theksuar se  edhe pse ky process mund të zgjasë, nuk do të ndikojë në procesin e reformës brenda Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

Është hera e tretë në 16 muaj që Bashkimi Evropian po diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk do të ndikojë as në procesin e reformës brenda Bashkimit Evropian, as në nevojën për të përmirësuar strategjinë e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konsolidimi i projektit Evropian nuk mund të përfundojë pa Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian u zgjerua në perëndim, jug, veri, lindje. Është një vonesë e gjatë për të filluar me juglindjen, bazuar në meritën, besueshmërinë dhe parashikueshmërinë. Kjo është një provë lakmusi për Bashkimin Evropian si një fuqi botërore në një botë të pasigurt!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014384031295776
array(1) { ["section"]=> string(117) "hapja-e-negociatave-me-be-ditmir-bushati-procesi-i-konsolidimit-nuk-mund-te-perfundoje-pa-ballkanin-perendimor-182184" }