Hapja e negociatave për Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek: Kushti ynë është respektimi i të drejtave të pakicës greke

Publikuar tek: rajon, më 18:57 13-10-2019 Hapja e negociatave për Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek: Kushti ynë është respektimi i të drejtave të pakicës greke Ministri i Jashtem grek, Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendia ka deklaruar se Greqia përkrah anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por ka ripërsëritur kushtin kryesor që kërkon Athina nga Tirana, i cili është ‘të drejtat e minoritetit grek’ në Shqipëri.

Me anë të një interviste për gazetën ‘Kathimerini’ ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka theksuar se në rast se Tirana e përmbush kushtin kryesor të kërkuar nga Athina, pra ‘të drejtat e minoritetit grek’ në Shqipëri, atëherë Greqia mbështet hapjen e negociatave në BE për Shqipërinë.

‘Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Ne kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave.

Mitsotakis u takua me kryeministrin Rama në Nju Jork, dhe unë gjithashtu isha në atë takim ku ai u shpreh qartë: Respektim i minoritetit grek. Por ky nuk është pretendimi i Greqisë kundër Shqipërisë, por është një e drejtë themelore e njeriut’, ka deklaruar kryediplomati grek për gazetën Kathimerini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12545800209045
array(1) { ["section"]=> string(124) "hapja-e-negociatave-per-shqiperine-ministri-i-jashtem-grek-kushti-yne-eshte-respektimi-i-te-drejtave-te-pakices-greke-181911" }