Hapja e shkollave dhe kopshteve nga 1 qershori, mjeku Alimehmeti: Prindërit të jenë të qetë, ka të dhëna se fëmijët nuk preken nga covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 21:19 26-05-2020 Hapja e shkollave dhe kopshteve nga 1 qershori, mjeku Alimehmeti: Prindërit të jenë të qetë, ka të dhëna se fëmijët nuk preken nga covid-19 Mjeku Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se prindërit duhet të qëndrojnë të qetë pasi ka “të dhëna të mira” se fëmijët nuk preken nga covid-19.

Në emisionin e Eni Vasilit, Alimehmeti ka thënë se prindërit kanë të drejtë të jenë të shqetësuar sepse janë bombarduar me informacion për covid-19 për disa javë, por sipas tij ata duhet të qëndrojnë të qetë pasi fëmijët edhe nëse preken, me shumë mundësi nuk e transmetojnë virusin.

“Patjetër që do jenë të shqetësuar (prindërit) se i kemi bombarduar prej shumë javësh me infoemacion. Kemi të dhëna të mira se fëmijët nuk preken. Ata rezultojnë pozitiv por nuk preken rëndë. Ka dhe të dhëna gjenetike që tregojnë se fëmijët nuk e replikojnë virusin dhe mund të mos e transmetojnë. Por duhet bërë kujdes me dorezat derisa të saktësohen të dhënat”, u shpreh mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010425090789795
array(1) { ["section"]=> string(143) "hapja-e-shkollave-dhe-kopshteve-nga-1-qershori-mjeku-alimehmeti-prinderit-te-jene-te-qete-ka-te-dhena-se-femijet-nuk-preken-nga-covid-19-207928" }