‘Hapja e sotme e parëndësishme’! Drejtori dhe pioneri i Turizmit, Fatos Çerenishti: Të veprohet shpejt, çdo ditë vonesë na çon drejt KATASTROFËS (Intervista)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:05 18-05-2020 ‘Hapja e sotme e parëndësishme’! Drejtori dhe pioneri i Turizmit, Fatos Çerenishti: Të veprohet shpejt, çdo ditë vonesë na çon drejt KATASTROFËS (Intervista) Fatos Cerenishti, drejtor Rajonal i Unionit të Turizmit

Hapja e sotme duket se nuk sjell asgjë të re në fushën e hotelerisë dhe turizmit.

Pa u hapur kufijtë dhe pa u lejuar lëvizja e lirë, e gjithë kjo industri, është në paralizë totale. Durrësi ngjan i shkretë pa gjallimin e turistëve dhe ‘zhurmën’ me të cilën jemi mësuar ta shohim qytetin e bukur bregdetar.

Një pjesë e resorteve as nuk e kanë marrë mundimin të bëjnë sot përgatitjet për ‘hapjen e famshme’ pasi njerëzit ende nuk kanë vendosur në do pushojnë e aq më pak se ku do pushojnë.

Për këtë, lipset një ritëm i shpejtë pune sidomos nga ana e qeverisë, në mënyrë që industria e turizmit por edhe vetë turistët të ndërgjegjësohen për nisjen e sezonit veror.

Ne folëm me një nga pionerët e turizmit shqiptar, drejtorin Rajonal të Unionit të Turizmit Fatos Çerenishti, njëherazi administrator i hoteleve FAFA në Durrës, një nga më të mirët në fushën e hotelerisë, i cili thotë se nëse nuk veprohet shpejt, rrezikojmë të shkojmë drejt një katastrofe.

“Pa hapur kufijtë, do jetë shumë e vështirë. 3 muaj të humbur turizëm, janë mbi 20 % e prodhimit të brendshëm bruto, kaq shumë vend ze ky tremujor në ekonominë shqiptare. Janë rreth 90 mijë punonjës të lidhur direkt me sektorin e turizmit por realisht janë 300 mijë sepse punon bujqësia, gjithë sektorët e tjerë. Në mënyrë indirekte janë 300 mijë punonjës që preken nëse nuk vihet në lëvizje kjo makineri. Është një dëm shum i madh për ekonominë për çdo ditë vonesë”, shprehet Çerenishti.

Ndërkaq, Çerenishti thotë se tërmeti që goditi Durrësin duket se nuk ka ndryshuar sjelljen e turistëve. Ajo që u ka prishur vërtet punë, është pandemia. Kjo referuar rezervimeve. Deri në mars, ka patur pafund rezervime, ndërsa tani gjithçka është anuluar.

MË SHUMË NGA INTERVISTA E NEWSBOMB.AL ME FATOS ÇERENISHTIN

Ju jeni drejtor rajonal i unionit të turizmit dhe njëherazi administrator i hoteleve Fafa. Na flisni pak për industrinë e hoteleri-turizmit në Durrës, me çfarë turistësh punoni dhe si do përshtateni këtë vit kur duket se nuk do dalim dot jashtë kufijve…

Hotelet Fafa kanë 6 vjet në treg sa i përket turizmit të organizuar, para 6 viteve ne punonim vetëm me turizmin patriotik që ishin në përgjithësi të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, pra të rajonit dhe disi me shqiptarët e Shqipërisë. Te resorti që kemi ne te Mali i Robit e nisëm me çekë e sllovakë për dy vite por për shkak të sezonit të shkurtër që kanë ata, 60 ditë, kërkuam nje treg me më shumë ditë dhe vajtëm te tregu polak. Me ta e filluam me 90 ditë sezonin dhe vitin që kaloi kemi pasur 126 ditë, periudhë sezoni veror.

Mbas polakëve patëm fat që erdhi agjencia turistike Apollo e vendeve skandiave me të cilët kemi një bashkëpunim katër vjeçar. Përveç polakëve, çekëve e sllovakëve erdhën edhe turistët skandinave që kanë një eksperiencë 70-80 vjeçare që edhe na trajnuan për të rritur standardin dhe shërbimet nëpër hotele sepse Shqipëria për hir të së vërtetës, nuk ka pasur eksperiencë në fushën e turizmit por falë këtyre agjencive, për shkak të eksperiencës së gjatë që kanë, duke i njohur mirë turistin, duke e ditur  se çfarë duan dhe si duhen trajtuar, ne arritëm që të përmirësojmë ‘review-të’, opinionet e tyre, që janë çdo vit në rritje.

Gjithë gjiri i Durrësit është një zonë që përbëhet nga hotele me shumë investim e shërbime. Nëse do ia dalim me sukses pas pandemisë do jemi optimistë. Nëse kjo gjë do na frenojë këtë sezon. jo vetëm për Fafën. por për të gjithë hotelerinë do jetë një katastrofë pasi thuajse të gjitha hotelet janë investime me kredi dhe do e kemi shumë të vështirë. Nëse nuk kapim këtë sezon veror atëhere ne i bie të presim edhe një vit deri në 2021-shin.

Sa është humbja e këtij viti krahasuar me një vit më parë. Po me punonjësit tuaj çfarë ka ndodhur?

Ne shpresojmë që këtë vit të arrijmë 50% të xhiros së kaluar. Punonjësit po trajnohen për protokollin e sigurisë dhe masave të COVID. Ata janë paguar nga kompania Fafa pasi nuk përfituam pagën e luftës. Jemi duke negociuar për pagën 400 mijë lekëshe dhe shpresojmë ta marrim se na e kanë premtuar. Besoj jemi në ditët e fundit të miratimit.

Durrësi u godit edhe nga tërmeti. Sa ju ka dëmtuar kjo?

Tërmeti, është një fenomen që ndodh në gjithë botën. Ishte i frikshëm, na tmerroi të gjithëve por nuk pati efekt në ndryshimin e sjelljes së turistëve, siç kemi konstatuar edhe nga shkëmbimi i opinioneve me agjencitë. Të paktën deri në mars kemi patur kontrata garancie me kompanitë turistike ndërkohë që pas pandemisë, janë anulluar të gjitha...

A keni një plan ‘mbijetese’ nisur nga fakti që edhe në rast të një hapjeje totale, për shkak të rregullave të distancimit fizik e protokolleve ju nuk do mund të shfrytëzoni 100% kapacitetet tuaja?

Distancimi social dhe protokolli i cili është duke u diskutuar na penalizon dhe na rrit kostot e hotelit por ky është një aspekt. Ne dëshirojmë të fillojmë sa më parë, të hapet puna. Të lehohet lëvizja e lirë e makinave se ne vërtet ishim struktura të hapura por ndërkohë nuk ishin hapur rrugët për të ardhur në hotel.

E rëndësishme është të fillojë puna, me kalimin e ditëve klientët por edhe ne do ambientohemi me masat e reja.

Çfarë mund të bëj unë në momentin që zgjedh të pushoj në Durrës?

Në gjirin e Durrësit, ka struktura hotelerie të 4 e 5 yjeve që vlerësohen nga agjencitë skandinave që kanë 70 vite që e njohin mirë turizmin. Në këto hotele mund të argëtoheni ashtu si në Greqi, Turqi e vendet e tjera dhe shumë më lirë. Rëra është një mrekulli, natyra që na e ka falur zoti. Ka pishina, Spa, palestër, club-in e fëmijëve, joga, gjithçka që kanë hotelet me 5 yje. Këto janë të certifikuara jo nga institucione shqiptare por asgjenci turistike që e kanë të shenjtë turistin, klientin e tyre. Dhe fakti që çdo vit ata jo vetëm rikthehen por shtojnë numrin e dhomave, me 300-400 më shumë skandinave është goxha tregues.

Ndërsa vetëm 10% e kapacitetit janë shqiptarë. Është shumë i nevojshëm një marketim më i mirë i turizmit tonë, që ne t’i njohim këto zona megjithë kapacitetet e tyre, media ka rolin e saj dhe është një institucion që duhet të punojë më fort, për të treguar realitetin, për të thënë që edhe këtu mund të pushohet shumë mirë e të kalohet bukur.

Këtu janë bërë investime kolosale, njerëzit kompetentë, nga kryeministri e me rradhë duhet ta shikojnë turizmin, të veprojnë shpejt, sepse çdo ditë vonesë është një humbje e madhe. Në momentin që happen kufijtë mos mendoni se turistët janë gati me valixhe në dorë për të pushuar në Shqipëri. Duan dhe ata 2-3 javë që të vendosin, ku dhe si do shkojnë. Kthesa është shumë e ngadaltë pavarësisht se mund të hapen kufijtë. Duhet edhe një kohë tjetër që njerëzit të vendosin se ku do bëjnë pushimet. Duhet të hapemi një orë e më parë që dhe njerëzit të kuptojnë që plazhi e sezoni u hap. Të paktën të arrijmë korrikun me kapacitet të plotë.

Si e shikoni hapjen e sotme?

Kjo e sotmja është një hapje e parëndësishme sepse është fasha orare, kufizimi i lëvizjeve. Pa hapur kufijtë dhe pa hequr kufizimet e lëvizjeve, do jetë shumë e vështirë. 3 muaj të humbur turizëm, janë mbi 20 % e prodhimit të brendshëm bruto, kaq shumë vend ze ky tremujor në ekonominë shqiptare. Janë rreth 90 mijë punonjës të lidhur direkt me sektorin e turizmit por realisht janë 300 mijë sepse punon bujqësia dhe gjithë sektorët e tjerë. Në mënyrë indirekte janë 300 mijë punonjës që preken nëse nuk vihet në lëvizje kjo makineri. Është një dëm shum i madh për ekonominë, çdo ditë vonesë.

98001933_550510232497019_6032231865870450688_n.jpg

dit.jpg

dit1.jpg

(Nderkaq, vetem pak metra larg Fafës, gjithçka e mbyllur, këmbë turisti s'ka në Durrës.)

98345073_250690069597674_3401682246678085632_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092120170593262
array(1) { ["section"]=> string(156) "hapja-e-sotme-e-parendesishme-drejtori-dhe-pioneri-i-turizmit-fatos-cerenishti-te-veprohet-shpejt-cdo-dite-vonese-na-con-drejt-katastrofes-intervista-206803" }