Hapja e spitalit COVID3, Manastirliu: Ka të gjitha pajisjet e nevojshme, të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 31-10-2020 Hapja e spitalit COVID3, Manastirliu: Ka të gjitha pajisjet e nevojshme, të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar hapjen e spitalit Covid 3 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Me anë të një postimi në ‘facebook’, Manastirliu shkruan se Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, duke bërë me dije se dspitali drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv.

Ndër të tjera ministrja i ka brë thirrje qytetarëve që trë gjithë të rrespektojnë rregullat pak për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Postimi i plotë:

Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3,

 Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:

Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po tentonte të kalonte 500 paketa kontrabandë në Itali, procedohet penalisht shoferi i kamionit që u kap në Portin e Vlorës
‘Bëra vetëm një rrotullim dhe dola, pagova 100 lekë’, kreu i Urgjencës denoncon parkingun te QSUT: Kur pacientët na fusin një 10-she në xhep, na nxirrni në media. Po këta?! »
Article Logic
Execution time: 0.011867046356201
array(1) { ["section"]=> string(143) "hapja-e-spitalit-covid3-manastirliu-ka-te-gjitha-pajisjet-e-nevojshme-te-bejme-te-gjithe-nga-pak-per-te-shmangur-perhapjen-e-infeksionit-225909" }