'Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh', Gena rrëfen të shkuarën e fshehtë të jetës së tij

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:43 26-05-2019 'Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh', Gena rrëfen të shkuarën e fshehtë të jetës së tij

Këngëtari i njohur shqiptar Gena ka qenë i ftuar pasditen e sotme në 'E diell'.

Ai ka treguar shumë të fshehta që askush nuk i dinte më parë.

Ndër të tjera, Gena ka rrëfyer edhe periudhën kur ka qenë emigrant në Greqi.

'Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty. Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e parë, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori. Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqje, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë', tregoi Gena.

Më tej shtoi se gjithashtu  ka bërë dhe punë të tjera në Greqi, siç ishte rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorative, duke vecuar këtë të fundit si më të bukurën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18843984603882
array(1) { ["section"]=> string(96) "hapja-kanale-dhe-rrethoja-toka-me-gardh-gena-rrefen-te-shkuaren-e-fshehte-te-jetes-se-tij-165778" }