HAPJA/ Kapërcejnë sërish shifrat e të infektuarve me COVID, 18 të prekur në 24 orët e fundit, rritet numri edhe në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:04 14-05-2020

Teksa vendi ynë po kalon në hapje graduale, shifrat po luhaten.

Tre ditët e fundit kishim vetëm nga katër raste të reja me covid 19 ndërsa këto 24 orë, kjo shifër është mbi katërfishuar. Kemi 18 raste të reja, nga të cilat 11 në Tiranë ,4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.

Dr. Eugena Tomin- Instituti i Shëndetit Publik

Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. 

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (14 Maj 2020)

Testime totale                         11769

Testime molekulare                11239   

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                            898

Raste të shëruara                        694

Raste Aktive                              173

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

   

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           81

Krujë            47

Shkodër        16

Kamëz          12

Fier                 5

Berat              5

Elbasan           2  

Durrës            2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid 19, rezulton pozitive një paciente e shtruar te Onkologjiku në QSUT
'Lobimi rus', Gjykata e Apelit merr vendimin në Dhomën e Këshillimit, flet avokati i Bashës: Nuk ka prova të reja, do të shqyrtohet dokumentacioni »
Article Logic
Execution time: 0.013440132141113
array(1) { ["section"]=> string(125) "hapja-kapercejne-serish-shifrat-e-te-infektuarve-me-covid-18-te-prekur-ne-24-oret-e-fundit-rritet-numri-edhe-ne-tirane-206325" }