Haradinaj akuzon sërish Mogherinin: Po bën dialog të fshehtë me Serbinë

Publikuar tek: rajon, më 13:43 20-02-2019 Haradinaj akuzon sërish Mogherinin: Po bën dialog të fshehtë me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka hedhur sërish akzua të forta drejt përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini.

Haradinaj është shprehur se Mogherini është duke zhvilluar një proces të fshehtë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kryeministri e tha këtë në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Qeverisë, kur i është kërkuar një qëndrim lidhur me kërkesën e Mogherinit për ta hequr taksën ndaj importeve serbe, si parakusht për rifillimin e dialogut.

Kreu i ekzekutivit tha se dialogu është duke u zhvilluar: “Mogherini e ka vazhduar një dialog si gjysmë të fshehtë. Ajo është mirë ta nxjerrë në dritë atë dialog. Pra, mos ta mbajtë të fshehtë”, tha kryeministri Haradinaj. “Le ta nxjerrë në tavolinë dhe le të vazhdojë dialogu si i ka hije”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Daçiç: Serbia ka paguar 700 milion euro borxh të Kosovës
'Bomba' e gazetës së Frankfurtit: Si do ndahet kufiri Kosovë-Serbi. Arin e Trepçës do e ndajnë fuqitë e mëdha »
Article Logic
Execution time: 0.012512922286987
array(1) { ["section"]=> string(77) "haradinaj-akuzon-serish-mogherinin-po-ben-dialog-te-fshehte-me-serbine-153536" }