Haradinaj: Amerika duhet t’i bëjë presion Serbisë për të njohur Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 21:52 11-02-2020 Haradinaj: Amerika duhet t’i bëjë presion Serbisë për të njohur Kosovën Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i bëjnë presion Serbisë për të njohur Kosovën.

Haradinaj pohoi se SHBA-ja duhet ta trajtojë Kosovën të barabartë me Serbinë në dialog.

Haradinaj ka thënë se Amerika duhet të shfrytëzojë fuqinë e vet për të bërë presion te Serbia që ta njohë Kosovën.

“Tashmë është një traditë e komunikimit tonë me Amerikën edhe pse për mua ishte pak e çuditshme sepse kam hip në aeroplan si kryeministër në detyrë dhe kam zbritur pa atë përgjegjësi. Por ishte mundësi e mirë të vazhdoj komunikimin me SHBA-në. Kam folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kam fokusuar edhe çështjen e liberalizimit të vizave, sepse SHBA-ja ka një ndikim dhe bilateralen Kosovë-Amerikë, por një bilaterale që duhet të jetë e veçuar krahasuar me të tjerët sepse Kosova është vendi i vetëm që rreshtuar me Amerikën për shumë çështje dhe prandaj ne nuk mund të trajtohemi barabartë me Serbinë, e cila i ka bërë gjërat e kundërta prej SHBA-së. I kam kërkuar Amerikës që në çështjen ndaj nesh, por edhe në çështjen e dialogut të mos trajtohemi si të barabartë me Serbinë. Nuk ka vend në botë që është më pro amerikanë se Kosova. Mendoj që situata është shumë e thjeshtë, Amerika duhet ta shfrytëzojë fuqinë e vet për çështjen ndaj Serbisë, Amerika duhet t’i bëjë presion Serbisë për njohje”, -ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095500946044922
array(1) { ["section"]=> string(77) "haradinaj-amerika-duhet-t-i-beje-presion-serbise-per-te-njohur-kosoven-194877" }