Haradinaj dha dorëheqjen, reagon Berisha: Akt dinjitoz, i bëj thirrje qytetarëve të ngrihen kundër ndarjes së Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:37 19-07-2019 Haradinaj dha dorëheqjen, reagon Berisha: Akt dinjitoz, i bëj thirrje qytetarëve të ngrihen kundër ndarjes së Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Berisha e quan dorëheqjen një akt shtetatar dinjitoz.

Berisha shpreh nderimin e palëkundur për veprën dhe aktin burrëror të Haradinajt.

Ai, gjithashtu i bën thirrje forcave poltike të Kosovës dhe qytetarëve të saj të kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin të territorit.

Statusi i plotë:

Nje akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj dha doreheqjen pasi thirret per t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hages.

Duke shprehur vleresimin tim per aktin e tij dinjitoz shtoj ketu se kjo eshte hera e dyte qe z. Ramush Haradinaj jep ne menyre dinjitoze doreheqjen si Kryeminister i Kosoves dhe hera e trete qe ai paraqitet para Gjykates se Hages ne pergjigje te thirrjes se drejtesise nderkombetare. Ne dy rastet ai eshte gjetur i pafajshem. Komandanti trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e adhetar i flakte, Ramushi kundershtou me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar.

Me kete rast une shpreh nderimin tim te palekundur per vepren dhe aktin e tij burreror te Ramush Harajdinajt dhe besimin e palekundur ne drejtesine nderkombetare, e cila e ka shpallur ate dy here te pafajshem.

Une gjithashtu iu bej thirrje forcave politike ne Kosove, qytetareve te saj dhe mbare kombit shqiptar te kundershtojne me vendosmeri te palekundur te gjitha perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin e Kosoves te projektit te Serbise se Madhe te Vuçiç, argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles Baton Stanishiqit qe festojne sonte doreheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hages. sb


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.099194049835205
array(1) { ["section"]=> string(121) "haradinaj-dha-doreheqjen-reagon-berisha-akt-dinjitoz-i-bej-thirrje-qytetareve-te-ngrihen-kunder-ndarjes-se-kosoves-172712" }