Haradinaj: Dialogun me Serbinë e kanë bllokuar pretendimet territoriale, jo taksa

Publikuar tek: rajon, më 23:49 16-08-2019 Haradinaj: Dialogun me Serbinë e kanë bllokuar pretendimet territoriale, jo taksa Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shprehet se dialogun me Serbinë e kanë bllokuar pretendimet territoriale dhe jo vendosja e taksës nga qeveria e tij.

Duke ju përgjigjur një deklarate të kryeministres serbe Ana Brnabiç, e cila ka thënë se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, Haradinaj shkruan se Kosova është shtet sovran.

'Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.

A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!', ka shkruar Ramush Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032953977584839
array(1) { ["section"]=> string(86) "haradinaj-dialogun-me-serbine-e-kane-bllokuar-pretendimet-territoriale-jo-taksa-175556" }