Haradinaj fton Vetëvendosjen në tryezë: Presioni i rrugës mbi drejtësinë nuk i kontribuon vendosjes së saj

Publikuar tek: rajon, më 20:25 25-04-2019 Haradinaj fton Vetëvendosjen në tryezë: Presioni i rrugës mbi drejtësinë nuk i kontribuon vendosjes së saj

Kryeministrit i Kosovës Ramush Haradinaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që kërkesat e saj ti shterojë në rrugë institucionale duke përdorur tryezat politike.

Duke përkrahur protestat demokratike për lirinë e shprehejes, Haradinaj dënon presionin e rrugës mbi drejtësinë.

'Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë. RH', ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01506495475769
array(1) { ["section"]=> string(112) "haradinaj-fton-vetevendosjen-ne-tryeze-presioni-i-rruges-mbi-drejtesine-nuk-i-kontribuon-vendosjes-se-saj-161862" }