HARADINAJ hedh akuza të rënda ndaj RAMËS, THAÇIT dhe VUÇIÇIT: Donin të grabisnin 10 miliardë € nga Kosova (DENONCIMI I FORTË I ISH-KRYEMINISTRIT)

Publikuar tek: politike, më 18:11 17-10-2019 HARADINAJ hedh akuza të rënda ndaj RAMËS, THAÇIT dhe VUÇIÇIT: Donin të grabisnin 10 miliardë € nga Kosova (DENONCIMI I FORTË I ISH-KRYEMINISTRIT) Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj akuzon rëndë presidentin serb Vuçiç, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Edi Rama se kanë tentuar të grabisin miliarda euro nga ndarja e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për moderatorin  Artur Zheji (do të transmetohet në orën 21:00), Haradinaj shton se 3 udhëheqësit planifikonin të grabisnin 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës nëpërmjet ndarjes territoriale të Kosovës, por ky plan, sipas Haradinajt, u prish prej tij.

''Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë €, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë €në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë €, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia. Ndalova grabitjen 10 miliardë €, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë  në realizimin e kësaj skeme. Por, unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës’’, thotë Haradinaj gjatë intervistës së tij për ‘’360 gradë’’.

Kujtojmë që ai ka patur përplasje të vazhdueshme me Ramën dhe Thaçin për sa i përket çështjes së korrigjimit të kufijve të Kosovës me Serbinë. Haradinaj akuzoi kohë më parë Ramën se ky i fundit i ka ushtruar presion për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024998903274536
array(1) { ["section"]=> string(146) "haradinaj-hedh-akuza-te-renda-ndaj-rames-thacit-dhe-vucicit-donin-te-grabisnin-10-miliarde-nga-kosova-denoncimi-i-forte-i-ish-kryeministrit-182482" }