Haradinaj jep detaje për takimin në Berlin: Çdo ndodhë me taksën   

Publikuar tek: rajon, më 07:10 25-04-2019 Haradinaj jep detaje për takimin në Berlin: Çdo ndodhë me taksën   

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur në emisionin Pressing rreth Samitit në Berlin, ku do të pritet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Haradinaj u shpreh në studio s'e as atje nuk hiqet taksa, ndërsa thotë se Mogherinin e kanë nxjerrë nga loja Merkel dhe Macron.

Po ashtu kryeministri ka dhënë detaje nga Samiti i Berlinit që do të mbahen të hënën.

“5 deri në 7 është pjesa formale, ndërsa është një pjesë tjetër që quhet vazhdim, e që temë është Kosova. Aty nuk janë vetëm palët nga Kosova, por edhe nga regjioni. Gjatë gjithë kohës do të jenë edhe Merkel edhe Macron”, është shprehur Kryeminitri.

Ndonëse Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk është aq i rëndësishëm takimi në Berlin, Haradinaj ka të tjera pretendime.

“Nuk është pak kjo, janë nikoqir Merkel e Macron dhe mbahet në Berlin”, është shprehur ai.

Në fund,ai tregon se as para Merkelit dhe Marcronit nuk ndryshon qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Nuk hiqet taksa as në këtë samit as në ndonjë samit tjetër”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051732063293457
array(1) { ["section"]=> string(70) "haradinaj-jep-detaje-per-takimin-ne-berlin-cdo-ndodhe-me-taksen-161759" }