Haradinaj: Ka ardhur koha të vendosim si shtet i pavarur  

Publikuar tek: rajon, më 20:20 01-06-2019 Haradinaj: Ka ardhur koha të vendosim si shtet i pavarur   Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të përvjetorit të degës së AAK-së në Klinë, u shpreh se sovraniteti i Kosovës nuk duhet t’i dorëzohet një procesi të paqartë si ai i dialogut me Serbinë.

Kryeministri kosovar ka shtuar se detyrë e tij ka qenë që vendimmarrjet që kanë të bëjnë me vendin të kthehen në Kosovë.

Haradinaj u shpreh se partnerëve ndërkombëtarë i përshtatet fakti se Kosova sillet si shtet i pavarur dhe që është në gjendje të bëjë punët e veta.

‘Unë mendoj se në Kosovë, në këto 20 vjetët e pasluftës, kemi pasur çka të mësojmë. Mendoj se duhet ta dimë faktin se jemi përgjegjës për veten tonë. Kur e kemi shpallur Pavarësinë, ne ju kemi thënë atyre që janë kujdesur për ne, se tani duam  të kujdesemi vet për vetën tonë. Kjo i bie se ju kemi thënë atyre: Na lejoni të gabojmë dhe t’i bëjmë punët në mënyrën se si dimë ne’, ka thënë kryeministri kosovar.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026982069015503
array(1) { ["section"]=> string(62) "haradinaj-ka-ardhur-koha-te-vendosim-si-shtet-i-pavarur-166572" }