Haradinaj: Koha të kthehen të strehuarit pas tërmetit, meritojnë rikthim të dinjitetshëm

Publikuar tek: rajon, më 16:34 08-12-2019 Haradinaj: Koha të kthehen të strehuarit pas tërmetit, meritojnë rikthim të dinjitetshëm Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj thotë se tashmë ka ardhur koha që të rikthehen shqiptarët e strehuar aty pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se institucionet e qeverisë janë angazhuar në kthimin e shqiptarëve duke vënë në dispozicion transportin.

“Secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë”, shprehet Haradinaj.

Ai thotë se të gjitha ndihmat e grumbulluara nga shqiptarët në Kosovë, do të dërgohen nga FSK-ja në në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Kosova ka hapur dyert dhe zemrat, për t’i strehuar dhe ndihmuar gjithë bashkëkombësit tanë, pas tërmetit me pasoja tragjike që preku Shqipërinë.

Tani pas kësaj faze emergjente të përkrahjes dhe akomodimit, ne po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të të gjithë banorëve të Shqipërisë në vendlindjen e tyre.

Përkitazi me këtë proces, ne kemi vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve, por sot kërkojmë që në këtë etapë të rikthimit vullnetarë të përfshihen edhe të gjitha Komunat, ku ka të strehuar, duke vënë në dispozicion mekanizmat e tyre, numër kontakti, Drejtorit e emergjencave dhe transportin.

Secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë.

Zyra e Kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare.

Po nesër, të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët tanë në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria jonë, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë.

Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë.

RH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021368980407715
array(1) { ["section"]=> string(93) "haradinaj-koha-te-kthehen-te-strehuarit-pas-termetit-meritojne-rikthim-te-dinjitetshem-188778" }