Haradinaj: Kongresi i Lushnjes shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë

Publikuar tek: rajon, më 14:25 21-01-2020 Haradinaj: Kongresi i Lushnjes shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes si një ngjarje të rëndësishme historike.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai është shprehur se qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar.

Sipas Haradinajt, Kongresi i Lushnjës, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë.

’Në fund janarin e vitit 1920, Kongresi i Lushnjës, shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë.

Qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar, hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit.
Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë, edhe në ditët e sotme.
Kongresi i Lushnjës, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë’, shkruan Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025895118713379
array(1) { ["section"]=> string(83) "haradinaj-kongresi-i-lushnjes-shenoi-hapin-vendimtar-per-berjen-e-shqiperise-192712" }