Haradinaj Kryeministër, shtypi Gjerman: Kosova në duart e serbëve

Publikuar tek: rajon, më 13:38 11-09-2017 Haradinaj Kryeministër, shtypi Gjerman: Kosova në duart e serbëve

Pas zgjedhjes së Kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka reguar shtypi gjerman.

Reagimi vjen nga gazeta gjermane “tageszeitung”, ku në një artikull me titull, “kryeministri i ri në kërkim të ekuilibrit të vazhdueshëm”, gazeta thekson se pakicat serbe në Kosovë, zgjodhën kryeministër, atë që nga ana e serbëve ishte quajtur “kriminel lufte”.

Më tej gazeta nënvizon se  “qeveria e Haradinaj është qeveria e parë e varuar nga zemërgjerësia e sërbëve ose më saktë nga kryeministri Vuçiç. Por, problemet që duhet të zgjidhë ky vend janë shumë më të mëdha. Jo vetëm zhvillimi ekonomik, i cili ka mbetur pas premtimeve të partive. Ky vend me popullsinë me moshë më të re në Europë, ka një nivel papunësie rreth 70 përqind shkruhet në gazetën gjermane

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029453992843628
array(1) { ["section"]=> string(69) "haradinaj-kryeminister-shtypi-gjerman-kosova-ne-duart-e-serbeve-91935" }