Haradinaj: Kurti më kërkoi të takoheshim urgjentisht, nuk shkova sepse...

Publikuar tek: rajon, më 18:36 28-02-2020 Haradinaj: Kurti më kërkoi të takoheshim urgjentisht, nuk shkova sepse... Haradinaj - Kurti

Në një dalje publike për mediat, ish-kryeministri i Kosovës ka deklaruar se ka marrë një ftesë nga Kurti për t'u takuar, madje urgjentisht, por ai nuk ka pranuar.

Haradinaj tha se Albin Kurti i kishte dërguar një letër, ku i kërkohej takim për të folur për tema me interes kombëtar.

“Z.Kurti sot më ka dërgu një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me bisedu për tema të interesit nacional”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se ia ka kthyer letrën Kurtit.

“Unë i kam kthy një letër atij, i kam treguar që jam i interesuar me bisedu, ju kam drejtuar disa herë publikisht, por, ju nuk keni gjetë kohë për një temë të cilën kam kontribu, pasi e keni marrë vendimin e keni thirr një takim sa për sy e faqe ky është më shumë se ofendim”, thotë ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071909427642822
array(1) { ["section"]=> string(75) "haradinaj-kurti-me-kerkoi-te-takoheshim-urgjentisht-nuk-shkova-sepse-196804" }