Haradinaj letër Abin Kurtit: Oferto heqjen e takses për njohjen e kufijve ekzistues, jo për rikthim në dialog

Publikuar tek: rajon, më 14:59 19-02-2020 Haradinaj letër Abin Kurtit: Oferto heqjen e takses për njohjen e kufijve ekzistues, jo për rikthim në dialog

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar publikisht kryeministrit Albin Kurti se duhet të ofertojë për heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues dhe jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar.

Përmes një letre në ‘Facebook’, ai shprehet se nëse Kurti shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ketë përkrahjen e Haradinaj dhe të Aleancës.

Ish-kryministri paralajmëron Kurtin se nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar, do ta bëjnë përgjëgjësi për pasojat.

Letra e plotë:

Albin,

Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.

Mos e heq taksën për rikthim në proces tashmë të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.

Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.

RH

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali i George Soros, më në fund e takon edhe kryeministrin Albin Kurti
Koronavirus në Maqedoni? 2 viktima dhe 40 të prekur, zbulohet shkaku »
Article Logic
Execution time: 0.0066912174224854
array(1) { ["section"]=> string(114) "haradinaj-leter-abin-kurtit-oferto-heqjen-e-takses-per-njohjen-e-kufijve-ekzistues-jo-per-rikthim-ne-dialog-195754" }