Haradinaj nuk tërhiqet: Rama u angazhua për ndarjen e Kosovës, që kur shpeshtoi takimet me Vuçiç

Publikuar tek: politike, më 21:03 20-01-2020 Haradinaj nuk tërhiqet: Rama u angazhua për ndarjen e Kosovës, që kur shpeshtoi takimet me Vuçiç Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thotë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

Reagimi i Haradinajt vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Rama e ka paditur atë për shpifje.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, tha Haradinaj në një intervistë për Insajderi.

Haradinaj shtoi se që në momentin kur Rama shpeshtoi takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, u shpreh Haradinaj.

Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vetë ai si kryeministër por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023934125900269
array(1) { ["section"]=> string(101) "haradinaj-nuk-terhiqet-rama-u-angazhua-per-ndarjen-e-kosoves-qe-kur-shpeshtoi-takimet-me-vucic-192641" }