Haradinaj përzuri me forcë gruan, zbulohet arsyeja, ka të bëjë me Ilir Metën

Publikuar tek: barometri, më 08:19 11-06-2018 Haradinaj përzuri me forcë gruan, zbulohet arsyeja, ka të bëjë me Ilir Metën

Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë ceremonisë së mbajtur me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizenit, ku kryeministri kosovar Ramush Haradinaj përzuri me forcë një grua nga foltorja, teksa organizatori Jahja Lluka ka zbuluar arsyen.

 

Lluka ka thënë gruaja në fjalë, mbesa e gjeneralit Mehmet Derralla, Valdete Derralla ka tentuar të ofendojë presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, ndërsa Haradinaj ka ndërhyrë duke e larguar nga mikrofoni.

Organizatori i ceremonisë e ka konsideruar këtë ngjarje si të zakonshme, teksa ka shtuar se Derralla nuk ka qenë e ftuar.

“Në një manifestim, ka dalë dikush që e ke ofendu presidentin Ilir Meta, dhe meqenëse se ka qenë mysafir i kryeministrit, ka reagu, dhe gjithçka ka qenë në rregull. Ajo gruaja ska qenë e ftuar. Ajo ka ardh me e ofendu presidentin Ilir Meta, dhe për ne nuk ka qenë në rregull me na ofendu një mysafir, tek e fundit jemi shqiptar”, ka thënë Lluka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022902011871338
array(1) { ["section"]=> string(81) "haradinaj-perzuri-me-force-gruan-zbulohet-arsyeja-ka-te-beje-me-ilir-meten-123930" }