Haradinaj pret ambasadorin amerikan në Kosovë: Mos na barazoni me Serbinë, ne jemi krah jush, ata janë 'arma' e Rusisë

Publikuar tek: rajon, më 15:15 20-02-2020 Haradinaj pret ambasadorin amerikan në Kosovë: Mos na barazoni me Serbinë, ne jemi krah jush, ata janë 'arma' e Rusisë Haradinaj takim me Philip Kosnett

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrë ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Ndër të tjera Haradinaj i ka thënë ambasadorit të mos e barazojnë në dialog Kosovën me Serbinë.

Haradinaj thekson se në politikën e jashtme, Kosova dhe Serbia kanë drejtime të kundërta, ku Kosova qëndron krah SHBA-së kurse Serbia është arma kryesore e Rusisë në Ballkan.

Statusi i Ramush Haradinaj

Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.

Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.

I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë.

RH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007533073425293
array(1) { ["section"]=> string(120) "haradinaj-pret-ambasadorin-amerikan-ne-kosove-mos-na-barazoni-me-serbine-ne-jemi-krah-jush-ata-jane-arma-e-rusise-195866" }