Haradinaj pret zyrtarët amerikanë, mesazh të qartë: Marrëveshje me Serbinë, pa cënuar territorin

Publikuar tek: rajon, më 12:54 27-05-2019 Haradinaj pret zyrtarët amerikanë, mesazh të qartë: Marrëveshje me Serbinë, pa cënuar territorin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan.

Haradinaj theksoi se ka bërë të ditur para nënkryetarit të Këshillit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, por pa cenuar territorin.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se e ka njoftuar nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Ëilson, për arritjet e vendit në sundim të ligjit dhe në rritjen e sigurisë.

“Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Ëashington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Ëilson, të cilët i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë. Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike”, ka shkruar Haradinaj.


61695765_1189987584458987_1075881881649545216_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022020101547241
array(1) { ["section"]=> string(100) "haradinaj-pret-zyrtaret-amerikane-mesazh-te-qarte-marreveshje-me-serbine-pa-cenuar-territorin-165867" }