Haradinaj pyetet për taksën në Detroit: Jam ushtar i Amerikës

Publikuar tek: rajon, më 14:18 07-04-2019 Haradinaj pyetet për taksën në Detroit: Jam ushtar i Amerikës Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në SHBA në një vizitë zyrtare.

 

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë është pyetur edhe për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Mes të tjerash Haradinaj ka thënë se është ushtar i Amerikës dhe i zbaton urdhërat, si e parasheh terreni.

 “Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme se kemi pasur luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre..”, tha Haradinaj,

“Unë jam njeri i terrenit, si ushtari i Amerikës në terren, unë i zbatoj urdhërat, po i zbatoj si e parasheh terrenin. Unë besoj se duke e forcuar Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Këtë intervistë Haradinaj e ka dhënë pas takimeve që pati me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje.

“Mirë që kam mundur të jem bashkë me Malësinë e Madhe këtu në Detroit. Kanë bërë një organizim që është për respekt. Kujtuam ditën e kryengritjes së Malësisë së Madhe, po edhe ditën e flamurit. Pra urime të gjithëve këtë ditë krenare”, tha Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10584902763367
array(1) { ["section"]=> string(67) "haradinaj-pyetet-per-taksen-ne-detroit-jam-ushtar-i-amerikes-159503" }