Haradinaj thirrje shqiptarëve të paprekur nga tërmeti: Mos hajdeni në Kosovë, nuk çojmë asnjë në Gjermani

Publikuar tek: aktualitet, më 14:38 02-12-2019 Haradinaj thirrje shqiptarëve të paprekur nga tërmeti: Mos hajdeni në Kosovë, nuk çojmë asnjë në Gjermani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të paprekur nga tërmeti i 26 nëntorit që të mos vijnë në Kosovë.

Haradinaj siguroi se do të ketë strehim për të gjithë të zhvendosurit nga Shqipëria, por jo për të paprekurit.

‘Iu bëj thirrje qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që ata që hyjnë në parkun gjerman do t’i çojmë në Gjermani, është mashtrim ky. Kushdo që vjen në këtë kamp do të ketë përkujdesjen e nevojshme se ne jemi vllazën, por nuk është e vërtetë që prej aty i ngarkojmë në aviona dhe i çojmë në Gjermani’, u shpreh ai.

Sakaq, Haradinaj i është përgjigjur me akuza thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për të aktivizuar Shtabin e Emergjencës për të menaxhuar shtetasit shqiptarë të zhvendosur në Kosovë.

Kryeministri e konsideron këtë kërkesë një tallje me institucionet e Kosovës, ndërsa këshilloi partinë e Albin Kurtit që të garojë si forcë politike në Shqipëri.

‘Në ditën e tërmetit institucionet e Kosovës, i kanë ndërmarr të gjitha veprimet dhe kemi kujdestari profesionale. E kisha lut VV-në që të garojë në Shqipëri, se nuk jam kundër tyre se kjo është zgjedhje e tyre, por mos t’i përziejë çështjet. Mos mendojë dikush me fitu poena me njerëzit e zhvendosur se është rrezik dhe precedent i keq’, tha Haradinaj.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02720308303833
array(1) { ["section"]=> string(110) "haradinaj-thirrje-shqiptareve-te-paprekur-nga-termeti-mos-hajdeni-ne-kosove-nuk-cojme-asnje-ne-gjermani-188133" }