Haradinaj uron Metën pas marrjes së detyrës: Ju do luani një rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar

Publikuar tek: politike, më 14:15 25-07-2017 Haradinaj uron Metën pas marrjes së detyrës: Ju do luani një rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar

Ramush Haradinaj uron Ilir Metën pas marrjes së detyrës si President.

Në mesazhin e tij Haradinaj thotë se beson në rolin e të rëndësishëm të Metës në modernizimin e shtetit shqiptar

MESAZHI I PLOTË:

I nderuar z President, Ilir Meta,

Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.

Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Ju priftë e mbara!
RH


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22774195671082
array(1) { ["section"]=> string(119) "haradinaj-uron-meten-pas-marrjes-se-detyres-ju-do-luani-nje-rol-te-rendesishem-ne-modernizimin-e-shtetit-shqiptar-87292" }