‘Haradinajt i është konfirmuar aktakuza në Hagë’, ish kryeministri i përgjigjet avokatit serb: Lajme që kanë burim eksponentë të Serbisë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:57 10-11-2020 ‘Haradinajt i është konfirmuar aktakuza në Hagë’, ish kryeministri i përgjigjet avokatit serb: Lajme që kanë burim eksponentë të Serbisë Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj do të jetë zyrtari i lartë i Kosovës i cili do të përballet me akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.  

Lajmi është konfirmuar nga avokati serb, Pregrad Saviç, i cili pretendon se në mesin e ish anëtarëve të UÇK të cilët do të gjykohet është edhe kreu i Partisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij, Haradinaj do të përballet së shpejti me akuzat në Dhomën e Specializuar në Hagë. Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë Haradinaj. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar se ai nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqësor.

“Të dashur qytetarë, Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë. Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Pak vite më parë, Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës pas gjykimit për krime lufte, në mungesë provash.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden zyrtarë të tjerë të shtetit të Kosovës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati e Sali Mustafa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi i Avdullah Hotit: Gjendja është vërtetë e rëndë, vendi po shkon drejt mbylljes totale
A do të rikthehet karantina pas 2 dhjetorit? Përgjigjet Manastirliu: Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese… »
Article Logic
Execution time: 0.011497020721436
array(1) { ["section"]=> string(139) "haradinajt-i-eshte-konfirmuar-aktakuza-ne-hage-ish-kryeministri-i-pergjigjet-avokatit-serb-lajme-qe-kane-burim-eksponente-te-serbise-227225" }