Harito: Vendet vakante të administratës nuk u mbushën, kandidatët s’plotësonin kushtet

Publikuar tek: aktualitet, më 09:36 04-02-2015 Harito: Vendet vakante të administratës nuk u mbushën, kandidatët s’plotësonin kushtet Milena Harito

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Milena Harito ka bërë sot publike disa nga shifrat e rekrutimit në administratë, një sektor shumë i debatueshëm në vend sa i përket mungesës së meritokracisë në punësim dhe zhvillim të karrierës.

Sipas Haritos, vendet vakante të shpallura nga ministria e saj për punësimet në administratë nuk janë plotësuar të gjitha, për faktin e thjeshtë se kandidatët nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara. “Nuk patëm mundësinë për plotësimin e të gjithë vendeve, sepse kandidatët nuk plotësonin kushtet. Për 148 vende pune aplikuan 7 mijë kandidatë, nga të cilët fituan vetëm 114. Kurse në tetor hapëm 60 vende të nëpunësve të ulët e të mesëm ku me lëvizje paralele brenda administratës transferuam 30 nëpunës civilë”, ka thënë Harito.

Sipas ministres mbetet problem rritja e performancës në administratë, ku po punohet për të trajnuar stafin si dhe moszbatimi i vendimeve të formës së prerë të gjykatave për largimet nga puna. “Rritja e performancës së administratës  lë shumë për të dëshiruar dhe angazhimi ligjor dhe po kështu  zbatimi i vendimeve të formës së prerë që duhet të aplikoheshin nga institucionet. Këto i kanë sjellë kosto shtetit, ku 95% e vendimeve janë para vitit 2013”, ka theksuar ministrja e Inovacionit dhe Administratës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërpritet hetimi për serverin e Tatimeve, Beluri: S’kemi pajisje teknologjike
S’ka rritje pagë për Administratën, të paktën për 3 vjet »
Article Logic
Execution time: 0.01348614692688
array(1) { ["section"]=> string(89) "harito-vendet-vakante-te-administrates-nuk-u-mbushen-kandidatet-s-plotesonin-kushtet-2281" }