Harroi kamerën hapur dhe doli ‘topless’ në mbledhje, reagon senatorja e Meksikës: Jam krenare për trupin tim

Publikuar tek: bota, më 15:12 03-06-2020 Harroi kamerën hapur dhe doli ‘topless’ në mbledhje, reagon senatorja e Meksikës: Jam krenare për trupin tim

Senatorja e Meksikës Martha Lucia Micher ka reaguar pasi videoja e saj ku shfaqet topless në një konferencë është bërë virale.

Gjatë një konference në aplikacionin ‘zoom’ 66-vjeçarja pasi ka mbaruar fjalimin është larguar dhe është zhveshur duke harruar se kamera ishte akoma e hapur.

Video dhe fotoja e senatores e cila duket e zhveshur u bë virale në rrjetet sociale.

Pas këtij incidenti ka reaguar Micher, fillmisht ajo u ka kërkuar ndjesë kolegëve për këtë incident. Më pas ajo është shprehur se nuk ka turp të tregojë pjesët intime dhe se është krenare për trupin e saj

"Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit pa dashje. Unë jam një grua 66-vjeçe dhe ka ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe të përgjegjshëm dhe ndjehem krenare për trupin tim,” tha Michel.

Sipas ‘thesun’, parlamenti i Meksikës ka deklaruar se ata që kanë shpërndarë fotot e senatores, do të ndëshkohen.

Screenshot_2.pngScreenshot_1.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096268653869629
array(1) { ["section"]=> string(111) "harroi-kameren-hapur-dhe-doli-topless-ne-mbledhje-reagon-senatorja-e-meksikes-jam-krenare-per-trupin-tim-208923" }