Harroi të fikë kamerën, deputeti dorëhiqet pasi futi kokën te gjinjtë e gruas gjatë sesionit online (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 17:36 25-09-2020 Harroi të fikë kamerën, deputeti dorëhiqet pasi futi kokën te gjinjtë e gruas gjatë sesionit online (VIDEO)

Një nga disa momentet më të papërshtatshme dhe më të sikletshme gjatë pandemisë.

Deputeti argjentinas Juan Emilio Ameri vendosi të th*thë gjirin e një gruaje mes një seance parlamentare virtuale, e cila rezultoi në pezullimin dhe dorëheqjen e tij.

Gjatë bisedimeve të buxhetit të së enjtes, ligjvënësi, baba i tre fëmijëve si fillim vuri një grua të re në prehrin e tij, pastaj e tërhoqi bluzën e saj dhe vazhdoi ta prekë dhe të bëjë veprime të turpshme. Ameri u pezullua menjëherë pasi skena ishte shumë banale si për kolegët e tij dhe për shikuesit në shtëpi.

Ameri u përpoq ta kthente në shaka incidentin, duke iu referuar gjoja shtimit të fundit të gjoksit të gruas, por më vonë vendosi të japë dorëheqjen me vullnetin e tij, të njëjtën ditë.

Gjatë një interviste në radio, Ameri tha se çështja "po dëmton personalisht" si atë dhe partneren e tij, si dhe të afërmit dhe miqtë e ish-deputetit.

Ai kërkoi falje për veprimin e pahijshëm dhe shpjegoi se kishte menduar se kamera u fik. "E pyeta nëse mund t'i jepja një puthje dhe e putha atë në gjinj. Kjo ishte gjithçka."

Sjellja e Amerit është dënuar gjerësisht nga ish-kolegët e tij, të cilët thonë se ndiejnë "turp të thellë" për skenën. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086808204650879
array(1) { ["section"]=> string(111) "harroi-te-fike-kameren-deputeti-dorehiqet-pasi-futi-koken-te-gjinjte-e-gruas-gjate-sesionit-online-video-221660" }