Harrojeni 2016, Kanye West shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2020

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:57 31-08-2015

Reperi amerikan Kanye West ka shpall zyrtarish kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të dielën gjatë shfaqes së MTV Video Music Awards, reperi ka bërë të ditur kandidaturën e tij për zgjedhjet që do të mbahen 5 vite nga sot.

“Nuk e di se çfarë do të humbasë pas kësaj. Por, nuk ka shumë rëndësi. Nuk ka të bëj me mua. E gjitha lidhet me idetë. Njerëzit me ide dhe që besojnë te e vërteta. Ashtu siç mund ta keni marrë me mend, unë kam vendosur për të garuar për president në zgjedhjet e vitit 2020”, ka thënë West.

Nuk dihet se sa serioz është Kaney West në deklaratën e tij, megjithatë në rast se kandidatura e tij zyrtarizohet në vitin 2020, interesante do të jetë fakti që Kim Kardashian do të jetë pretendente për të fituar statusin “Zonja e parë e SHBA-së”.

Aktualisht, në SHBA janë duke u zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet presidenciale të 2016, ku Hillary Clinton për demokratët dhe Donald Trump nga republikanët, janë kandidaturët që kanë fituar më shumë pikë për momentin për të qenë ata dy garuesit përfundimtarë për “Shtëpinë e Bardhë”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02625298500061
array(1) { ["section"]=> string(87) "harrojeni-2016-kanye-west-shpall-kandidaturen-per-zgjedhjet-presidenciale-te-2020-19597" }